Ermela “U ndava nga Ervini”; Marieli, mall për sportin e keçit




Të gjithë banorët rrinë në oborr, duke marrë rezet e diellit, ndërkohë që në kuzhinë Petriti dhe Ergysi pastrojnë, ndërsa Algeni përgatit krepin e tij.

Banorët një edhe nga një hyjnë në sallon dhe fillojnë të hanë krepat, të cilat i ka gatuar Klodi. Alma uron banorët “Gëzuar Shën Faustinin o single”. “Unë mbrëmë jam vetëdivorcuar”, thotë Ermela. Banorët fillojnë të qeshin dhe të bëjnë shaka me të. “Ju kujtoni se po tallem, por e kam seriozisht”, vazhdon të thotë Ermela. Ajo thotë se ka mospërputhje karakteresh mes atyre të dyve, dhe nëse banorët mendojnë se ai ëhstë djalë i mirë, ajo mendon se ka edhe më të mirë. “Po qe puna kështu, po ndahem edhe unë”, thotë Alma duke qeshur.

Marieli bisedon me Klodin në oborr dhe thotë se e ka marrë malli për sportin e tij dhe për gjithçka që ka të bëjë me të. “Jo vetëm për të, po për kaviljerën, tutën e ndeshjes, rripin e fitores të cilin jam kurioz ta di kush e mban tani”, thotë Marieli. Më pas ai vazhdon të flasë për sportin e tij dhe pritshmëritë që ka. Ai thotë se i kanë propozuar të shkojë në Angli, në Irlandë, por mendon se nuk ia vlen të shkojë me lekët që i ofrojnë. “Unë dua të mësoj psikologjinë e ringut”, thotë Marieli.
Kështu biseda e tyre vazhdon edhe për disa minuta, ku Marieli tregon për famën që ka marrë duke praktikuar sportin e tij.


Read More Add your Comment 1 comments


Alma “Më ka humbur respekti për Ogrenin”; Çimi “Videoja ndikoi për keq”




Alma thotë se nuk ka shumë besim tek banorët brenda shtëpisë. Ajo shprehet se ndihet e zhgënjyer nga disa persona sepse u ka treguar diçka të sajën e cila ka pasur shumë rëndësi për të, duke menduar se mund të kishte besim, por në një moment tjetër e kanë treguar në mes të të gjithëve (e ka fjalën për Ogrenin). “Si mund të kem respekt unë për këtë njeri?!”, thotë Alma.

“Respekti që kam pasur për atë person ka qenë i madh, por nëse nuk i hedh ujë lules, vyshket”, thotë Alma për Ogrenin. Alma shprehet se i vjen çudi nga sjellja e Ogrenit sepse sipas saj, ai po bën gjithçka për ta humbur respektin që ajo ka pasur për të. “Nuk e kuptoj se ku kërkon të dalë”, thotë Alma. “Dashuria të errëson sytë”, përgjigjet Shkëlqimi. Ai thotë se ka biseduar me Ogrenin ditëne djeshme dhe i ka thënë atij se i duket “i ftohtë”, por Ogreni nuk e ka pranuar, megjithëse nuk po i jepte një përgjigje të saktë.

Shkëlqimi mendon se transmetimi i videos me familjarët e Nedës, duhet të kishte ndikuar mirë për ta, por ai shikon që sjellja e tyre ka ndikuar për keq. “Unë po flas në aspektin human, se për sa i përket lojës, le të vazhdojnë kështu”, thotë Shkëlqimi.


Read More Add your Comment 0 comments


Çimi-Almës “Ka ardhur momenti që të mos jesh ‘motra e madhe’”




Në dhomën e gjumit, zgjohet edhe Klodjana, pas Petritit, i cili është zgjuar disa minuta përpara. Ata fillojnë të flasin për pikturën.

Pak më vonë fillojnë të zgjohen edhe banorët e tjerë, ndërsa Klodi fillon të përgatisë krepa për mëngjes.

Vëllai i Madh vendos muzikë në sfond dhe Algeni fillon t’i tregojë Klodit për këngëtarë italianë dhe grupe muzikore.

Banorët dalin në oborr dhe bisedojnë duek marrë rreze dielli. Shkëlqimi dhe Alma fillojnë të bisedojnë, të veçuar nga banorët e tjerë. “A ke pak a shumë opinione për secilin?”, e pyet Shkëlqimi, ndërsa Alma thotë se mendimi i saj për banorët ndryshon brenda orës dhe nuk mund të japë dot një mendim të saktë. “Ndoshta ka ardhur momenti që të mos jesh më motra e madhe”, thotë Shkëlqimi. Alma thotë se për të nuk ndryshon asgjë, edhe pse këtë javë nuk ka marrë pozicionin e “motrës të madhe”. Ajo thotë se është e sigurt që sjellja e saj nuk ka ndryshuar që në momentin që ka hyrë në shtëpi dhe deri tani, madje është e sigurt që nuk ka për të ndryshuar derisa të dalë nga shtëpia. Alma justifikohen për pozicionin e saj si “motra e madhe”, duke thënë se ajo ashtu sillet me të gjithë njerëzit që janë më të vegjël se ajo në moshë.


Read More Add your Comment 0 comments


Marieli i tregon Mirjetës për punët që ka bërë




Mirjeta dhe Marieli vazhdojnë të rrinë në oborr, duke marrë rrezet e diellit. Mirjeta tregon për veten dhe thotë se i pëlqejnë shumë ditët me diell. “Unë vdes për diellin”, thotë Mirjeta. Ajo thotë se në një të ardhme dëshiron që të jetojë në një vend që ka sa më shumë ditë me diell. Ata flasin për periudhën e plazhit dhe Marieli thotë për veten se shumicën e kohës rri në ujë, ose duke bërë vrap dhe nuk rri shumë kohë duke u ngrohur në diell.

Më pas Mirjeta fillon ta pyesë për familjarët dhe për punët që ai ka bërë. “Si ia bën babi yt tashi pa ty?”, fillon bisedën Mirjeta. Marieli preket dhe i kërkon të ndërrojnë bisedë sepse ai nuk ndjehet mirë kur bisedon për të tilla gjëra. Ai tregon se ka punuar që në moshën 12-vjeçare me të atin. “E kam ndihmuar gjithmonë”, thotë Marieli. Më pas ai tregon edhe për punët e tjera që ka bërë. “Kam punuar në zyrë, por nuk jam ai tip sepse nuk rri dot ulur”, tregon Marieli. Marieli thotë se një periudhë kohe ka punuar edhe si agjent për të bërë kontrata telefoni. Më pas Marieli tregon për situata dhe ndodhi gjatë punës si agjent.


Read More Add your Comment 0 comments


 

Our Partners

© 2010 Big Brother Albania 6 All Rights Reserved Thesis WordPress Theme Converted into Blogger Template by Hack Tutors.info